HomeE Jona

“Nuk mund të hysh, je shumë e zhveshur”, vajza përballet me situatën e pazakontë në supermarket

Një 30-vjeçare është përballur me një situatë të pazakontë në Ortobello të Italisë. Diletta Pelucco është ndaluar të futet në një supermarket me pretendimin se ishte shumë e zhveshur.

E reja ka treguar se ishte bashkë me gjyshen e saj kur u ndalua në hyrje nga roja e sigurisë për të matur temperaturën. “Nuk mund të hysh këtu me gjoksin jashtë”, i ka thënë roja duke iu referuar veshjes sportive.

Ajo e ka bërë rastin publik dhe në mediat sociale duke postuar dhe një foto sesi ishte veshur. “Në radhë për të hyrë në supermarket u ndalova nga roja e sigurisë për shkak të veshjes sime. Ishte e pabesueshme, mendova se po bënte shaka. 

Unë isha me veshje sportive dhe më duket absurde që në vitin 2021 ne ende duhet të gjejmë mënyra për t’i bërë gratë të ndihen të papërshtatshme “, theksoi 30-vjeçarja.


TË NGJASHME