HomeShowbiz

Nuk ndalet Era Istrefi, gati bashkëpunimi me reperin amerikan

Prej shumë kohësh, fama e Era Istrefit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke e bërë një këngëtare me famë botërore. Ajo mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në mediat roze shqiptare dhe jo vetëm.

Bashkëpunimet e shumta me këngëtarë e DJ me famë botërore si: French Montana, Diplo, Dhimitris Vegas, Will Smith etj, kanë bërë që suksesi i saj tanimë mos të njoh kufij.

Së fundmi, ka qenë reperi me famë botërore Verse Simmonds që me një foto të postuar në Instagram ka habitur gjithë fansat.

Pas fotos në studio me Erën, menjëherë janë ngritur dyshimet se dyshja mund të jetë duke sjellë një bashkëpunim.

Tashmë nuk kemi çfarë të bëjmë veçse të presim bashkëpunimet e Erës, që pritet të jenë shumë të suksesshme…


TË NGJASHME