HomeSport

Nuk ndalet Real Madrid, objektivi i radhës mesfushori Ajax

Nuk ka të ndalur në merkaton e këtij viti Real Madrid, pas zyrtarizimit të Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo dhe Militao, klubi spanjoll, është në kërkim të finalizimit të një tjetër goditjeje në merkato.Kërkesa e Zidane, është një mesfushor dhe mesa duket, madrilenët i kanë vënë syrin Donny Van De Beek, talentit të Ajax.

SSipas mediave spanjolle, “los blancos”, kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar. Drejtuesit e Real Madrid, kanë ofruar plot 50 milionë euro, por klubi holandez e vlerëson 65 milionë mesfushorin e talentuar. Duke parë këto oferta dhe kërkesa, palët duken larg arritjes së një marrëveshjeje, por sipas të përditshmes “Marca”, gjithçka mund të ndodh dhe transferimi është diçka shumë e mundshme.

Van De Beek pëlqehet shumë nga Zidane, ndërsa është alternativa e duhur për Paul Pogba. Mesfushori francez ishte objektivi kryesor në merkaton e verës për klubin “merengues”, por pas shumë tratativash Florentino Perez dhe njerëzit e tij kanë kuptuar se është shumë e vështirë, për të mos e thënë e pamundur që të arrihet te futbollisti i Manchester United.


TË NGJASHME