HomeShowbiz

Nuk pranon puthjet dhe përqafimet me një djalë tjetër, Andi i kthehet Jasminës

Ai i cili nuk ka pranuar dot faktin që Jasmina është puthur e përqafuar me nje djalë tjetër ka qenë Andi ku dhe ka reaguar pas skenave në takimin mes Jasminës dhe Erlindit.

Ai iu drejtua Jasminës duke i thënë “seriozisht e ke?”, ndërsa tha se kishte pritur që Jasmina të zgjidhte atë në takim dhe jo Erlindin.

Ai madje tha se në një mënyrë u mërzit, duke i thënë Jasminës se është e paqëndrueshme.

Debati:

Jasmina: Janë dy pëlqimet e mia.

Andi: Seriozisht e ke ti?

Jasmina: Çafrë përgjigje pret ti?

Andi: Mu duk ky takim si me qenë duke parë “Titanikun”. Më shumë lojë se sa bisedë.

Jasmina: Ça të pengoi ty që nuk kishte komunikim?

Andi: Unë pas Rinianit kisha pritshmëri që do më zgjidhje mua në takim të dytë. Nuk më zgjodhe. Ti më ke kritiku që po sillesha me të gjitha njësoj. Por kjo që ke bërë ti me Erlindin, ishte e njëjta gjë që ke bërë për mua. Pas puthjes që patëm nuk e di…

Erlindi: Ti pret që ajo të ndrydhi ndjenjat e saj?

Andi: Ti ke qenë i parë që ke thënë kur më puthi që “kapuni për dore dhe ikni”

Erlindi: Po ti vetë pranove takimin me Sarën, që puthi Atdheun

Andi: Unë e pranova sepse nuk bëra asnjë reagim. Pata pritshmëri që Jasmina do më zgjidhte mua dhe u dëshpërova

Jasmina: Mua nuk më pëlqejnë reagimet e Andit, jam 50 me 50. Është mënyra si sillet Andi ndaj femrave të tjera


TË NGJASHME