HomeShowbiz

Nuk pritej, çfarë ndodhi?! Morena Taraku merr vendimin drastik

Morena Taraku është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ka qenë Miss nga viti 2010-2012. Këngëtarja është gjithmonë në vëmendjen e mediave për lidhjet e saj dhe jetën luksoze që ajo bën. Ajo prej kohësh tashmë është zhvendosur në Turqi, ku po punon në mënyrë të vrullshme për t’ja dalë që të bëhet e famshme ndërkombëtarisht.

Pasi publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Missed Call”, Morena Taraku vendosi të bëjë në ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj.

Pas zhgënjimeve të shumta që ka marrë kohëve të fundit, ajo ka treguar se i nevojitet të marrë një pushim nga rrjetet sociale.

“Doja t’iu falenderoj për çdo pikë dashurie që më keni fal, për çdo koment e çdo përkrahje. Unë nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe në brendësinë time. Ne si artistë ndonjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes te vetja.

Shumë dashuri por edhe urrejtje, ofendime… të gjitha këto i mban mbi supe një artist. Unë kam dhënë pak apo shumë për artin shqiptar, atë e dinë mirë ato që kanë qenë në rrugëtimin tim me mia. Jam shumë e zhgënjyer nga shumë gazeta e gazetarë që për interesa të veta personale, njollosin mundin tonë. Ju betohem gjithë atyre që më duan dhe që ndoshta me këtë lajm edhe do i mërzis por kam nevojë të dua veten dhe familjen time, që asnjëherë s’pata kohë aq sa duhet për ta.

Juve Morenatorsa që jeni aty ku është gëzimi e dhimbja ime gjithmonë dua të iu them që iu kam në zemër dhe shpirt në çdo cep të jetës”- ka shkruar këngëtarja.

mor1.jpg
mor2.jpg
mor3.jpg

TË NGJASHME