HomeSociale

“Nuk shkojmë mirë me të gjithë”, ja si të veprojmë me ata që nuk na pëlqejnë

Përditshmëria e atyre që punojnë është e mbushur me angazhime, me takime, biseda me kolegë dhe të tjerë.

Ndodh që persona të caktuar mund të mos i pëlqeni në punën dhe jetën tuaj, dhe duhet që të gjeni mënyra se si të silleni me ta.

Për disa këshilla iu vjen në ndihmë libri “Fabula e një djaloshi: 11 Principet e Suksesit”.

Ja disa këshilla se si duhet të veproni me ata që nuk iu pëlqejnë.

Pranoni që nuk mund të shkoni mirë me të gjithë.

Sa më shumë shpresojmë të pëlqejmë çdo njeri që takojmë, aq më pak e arrijmë këtë. Patel thotë që hapi i parë për t’u përballur me njerëzit që nuk përshtatemi dot është që të pranojmë që askush nuk shkon mirë me të gjithë, dhe kjo është në rregull. Kjo nuk do të thotë që ju jeni njeri i keq, dhe as ata sigurisht.

Përpiquni të shikoni diçka pozitive në gjërat që të tjerët po ju thonë

Psikologia Krauss thotë që ju duhet të përpiqeni të shikoni se si sillen njerëzit. Njerëzit e bashkëshortit tuaj mund të mos kenë dashur t’iu bëjnë të mendoni se në sytë e tyre nuk jeni e zgjuar mjaftueshëm, apo kolegu juaj nuk po përpiqet t’ju sabotojë.

Edhe nëse personi me të cilin keni vështirësi të përshtateni ju acaron me qëllim që të nevrikoseni me të mund t’ju bëjë të dukeni keq.

Jini i vetëdijshëm për emocionet tuaja

Patel thotë që është e rëndësishme të kujtoni që emocionet tuaja kanë rëndësi, por jeni ju personi që kontrolloni mënyrën si reagoni në situata të ndryshme. Njerëzit mund t’ju çmendin nëse ju e lejoni veten që ata ta bëjnë diçka të tillë. Kështu mos lejoni që inati t’iu nxjerrë jashtë kontrollit.

Mos e merrni personalisht dhe siguroni pak hapësirë

Më shumë se mosrënie dakord me diçka, me shumë mundësi është keqkuptim. Nëse ju seriozisht nuk bini dakord me dikë, atëherë përpiquni ta shikoni nga këndvështrimi i tyre.

Përpiquni të mos reagoni keq, sepse ata mund t’ua kthejnë duke nënkuptuar gjëra jo të këndshme. Përpiquni të ngriheni mbi gjithçka duke u fokusuar në fakte dhe përpiquni të injoroni mënyrën se si personi tjetër është duke u sjellë, s’ka rëndësi sa sarkastik apo acarues është ai. Përqendrohuni te çështja, jo te individi, thotë Patel.

Shprehini ndjenjat tuaja me qetësi dhe mbani në konsideratë një person ndërmjetës

Zakonisht, mënyra se si komunikojmë është më e rëndësishme se ajo çfarë themi. Nëse dikush po ju bezdis vazhdimisht dhe po ju çon drejt problemeve të mëdha, është koha të thoni diçka.

Zgjidhni betejat tuaja

Ndonjëherë është e lehtë t’i lejoni gjërat të rrjedhin. Jo çdo gjë meriton kohën dhe vëmendjen tuaj. Ju duhet të pyesni veten tuaj se nëse në të vërtetë doni të bëni paqe me personin, apo më mirë të harxhoni kohën duke u marrë me punën tuaj.

Patel thotë që mënyra më e mirë për ta zbuluar këtë është të peshoni nëse çështja është sipas situatës.

Mos u justifikoni

Nëse kuptoni që dikush po ju nënvlerëson mos bini pre e tij. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të justifikoheni. Patel thotë që kjo gjë mund t’ju japë atyre më shumë fuqi. Në vend të kësaj, kthejeni fokusin te ata dhe pyetini se çfarë problemi kanë ata me mënyrën se si silleni apo çfarë bëni ju.

Nëse ata fillojnë t’ju tallin ju, kthejuani mbrapsht. Nëse ata duan që t’i trajtoni me respekt, ata duhet ta fitojnë atë duke u sjellë në mënyrë të sjellshme me ju gjithashtu.

Në fund, kujtoni që ju mund të kontrolloni lumturinë tuaj

Nëse dikush po ju ngre nervat, nuk duhet ta lejoni të ndikojë në lumturinë apo suksesin tuaj. Nëse zbuloni që komentet e tyre po ju ndikojnë, pyesni veten përse. Jeni i vetëdijshëm për diçka, apo i stresuar rreth një çështjeje në punë?

Nëse është kështu, fokusohuni te kjo gjë në vend që të dëgjoni ankesat e njerëzve. Mos e krahasoni veten me dikë tjetër. Në vend të kësaj kujtojini vetes arritjet tuaja, dhe mos lejoni dikë t’ju shqetësojë sepse kjo mund të prishë ditën tuaj.


TË NGJASHME