HomeShowbiz

“Nuk shpëtoi dot Donaldin, tani po…”, Ermal Mamaqi thumbon Semin (Video)

Festën për ditëlindjen e saj Bora Zemani e ka festuar ditën e djeshme, ku të ftuar sigurisht që ishin shumë personazhe të njohur nga bota e showbizit.

Të pranishmit kanë postuar shumë video dhe foto në rrjetet e tyre sociale, por ajo që bie në sy është videoja e Ermal Mamaqit teksa në qendë të saj është Semi.

Me një thumb që duket si gjysmë shaka gjysmë ironi, Mamaqi ka shkruar krah videos ku shfaqet Semi:

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin. Tani po dredh një cigare”.

Kujtojmë që Semi u përpoq si një shoqe e mirë që të pajtonte sërish Donaldin dhe Borën, por atëherë kur u duk se gjithçka shkonte mirë ndodhi e papritura.

Sapo Semi la shtëpinë e Big Brother, Donaldi u lidh me Beatrix.


TË NGJASHME