HomeLajmi i Fundit

Nuk siguruan fëmijët në pajisje fiksuese, procedohen 5 shoferë dhe 12 pasagjerë

Pesë shoferë dhe dymbëdhjetë pasagjerë janë çuar për hetim nga Policia për shkak se nuk kishin fiksuar fëmijët në pajisje të posaçme në automjet të cilat i parashikon Kodi Rrugor.

Bëhet fjalë për fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe Policia ka proceduar pikërisht 17 persona për këtë shkelje.

Policia më tej bën apel që të merren masa për shkak se kjo është një shkelje që sjell aksidente me pasoja fatale për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA E SHTETIT

Duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.

Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

# SiguroniFëmijëtNëAutomjet

# SistemiiFiksimitShpëtonJetë