HomeBotë

Nuk u hapën parashutat ndërkohë që hidhen nga avioni, vdesin 2 persona

Dy parashutistë rusë kanë humbur jetën pasi gjatë hedhjes atyre nuk ju është hapur parashuta. Ngjarja është filmuar nga një kamerë e vendosur në kaskën e një parashutisti tjetër.

Rushan Sibgatullin, 34-vjeç dhe Oleg Schelkanov, 48 vjeç, po merrnin pjesë në një hedhje rutinë me parashutë së bashku me miqtë në Tatarstan të Rusisë.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur shtatë meshkuj kërcejnë nga avioni që po fluturonte në 1,600 metra lartësi.

Njëri prej tyre kishte vendosur kamerë në kaskë, filmoji momentin kur shokëve të tij nuk u hapet parashuta dhe rrëzohen për vdekje.

Për shkak të rënies me shpejtësi të madhe që të dy kanë humbur vetëdijen, teksa ishin në ajër dhe me të prekur tokën duke u përplasur, kanë mbetur të vdekur në vend.

Që të dy Sibgatullin dhe Schelkanov ishin parashutistë me përvojë, që deri në momentin e vdekjes kanë realizuar mbi 600 kërcime me parashutë/shqiptarja.com


TË NGJASHME