HomeShowbiz

Nuk e lejuan të këndonte në ‘Sunny Hill Festival’/ Këngëtari kërcënim publik Elvana Gjatës: Kur ta zë diku ja tregoj qefin asaj

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i grupit “Ilirët”, ka shkuar shumë larg me deklaratën e tij të fundit duke kërcënuar publikisht Elvana Gjatën.

Ai tentoi të këndonte në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ishte i ftuar. Ditën e djeshme ai hodhi akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, pasi nuk u la të performone në festival. Ndërkohë, në intervistën e dhënë në “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvanë, e cila këndoi ‘Mora fjalë’. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë. 

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zë diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditur ngjarjen çfarë po ndodh, këtë e ka bërë me qëllim. E ka ditur, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon të dalë të bëjë shaka me heroin e kombit, s’e dinte as tekstin as asgjë”, tha ai.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=469349081319225

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata. “Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

Nga Dukagjin Lipa nuk ka patur asnjë reagim lidhur me ngjarjen teksa  Policia e Kosovës, në një njoftim për shtyp, shkruante se autoritetet janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit. Sipas tyre, Shemi ka tentuar të hipte në skenë pa autorizim ndaj është arrestuar pas denoncimit të organizatorëve.  Në rrjetet sociale Shemi ka shkruar se është arrestuar nga policia me udhër të Dukagjin Lipës. Sipas statusit të këngëtarit ai ishte nisur për të shkuar të performonte në Sunny Hill, por babai i Dua Lipës jo vetëm që nuk e ka lejuar, por ka urdhëruar edhe ndalimin e tij. Megjithatë Shemi premton se do të ngjitet në skenë dhe do të këndojë këngën e Adem Jasharit.

Reagimi i plotë:

Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.

Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar.Shemi iliret.


TË NGJASHME