HomeSport

Nxehet merkato, Real sfidon Barcelonën për Neymar

Pas zhvillimeve të fundit në fushën e blertë, apo edhe jashtë saj Neymar është kthyer në ‘kryefjalën’ e merkatos këtë verë. Pas deklaratës së tij se dëshiron të largohet nga PSG dhe se dëshiron të kthehet te Barcelona, të cilën e quan shtëpia e tij dhe se nuk duhej të largohej kurrë. Megjithatë, veç klubit katalunjas, është edhe një tjetër klub spanjoll i interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”, Neymar ka qenë edhe vazhdon të mbetet një dëshirë e madhe e Florentino Perez. Edhe pse deri tani Real Madrid ka zhvilluar një super merato ku ka shpenzuar rreth 300 milionë euro, Perez nuk dëshiron të ndalet dhe të arrijë të transferojë yllin brazilian. Oferta për drejtuesit e PSG, është plot 130 milionë euro plus kartonin e një prej futbollistëve, Bale ose James Rodriguez.

Bale është me valixhe në duar, një lojtar që Zidane nuk e dëshiron në skuadër, gjithashtu është një emër që mund të josh jo pak presidentin e PSG. James është kthyer në objektivin kryesor të Napolit por kolumbiani mund ta shoh vetën në Paris, pjesë e paketës për të rikthyer Neymar në Spanjë.


TË NGJASHME