HomeLajmi i Fundit

NZZ/ Dalin përfundimet e studimit, xhihadizmi i ka rrënjët në Europën Perëndimore jo në Ballkan

Andreas Ernst, Ish-korrespondenti i gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, ka bërë një analizë lidhur me islamin politik dhe Ballkanin. Ai aty mer në analizë radikalizmin islamik, i cili është një fenomen i kultivuar nga myslimanët ballkanas në Perëndim se sa në vendin e origjinës.

Albinfo.ch ka arritur që të bëjë një përkthim të shkurtuar të të gjithë punimit, në gjuhën shqipe.

Siç dihet islami në europën juglindore është bërë i larmishëm, dhe grupe të ndryshme kanë shkallë të ndryshme të besimit dhe forma të ndryshme të praktikimit, dhe në disa vende ka arritur një shkallë fundamentaliste. Gjithsesi në vendet ballkanike kontrolli është shumë më i fortë, krahasuar me diasporën muslimane në Perëndim.

Janë ngritur disa pyetje në këtë studim, të cilat morën si shembull terroristin 20-vjeçar i cili vrau tre persona në Vjenë, ku siç është raportuar ai ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ku shumica dërrmuese e popullsisë atje është muslimane. Pytetjet studimore kishin karakter të tillë: A është origjina e familjes së Kujtimit një tregues se Islami në Ballkan përbën një kërcënim për vendet e imigracionit? Si të vlerësohen raportet, sipas të cilave rrjetet e islamikëve radikalë lidhin zonën gjermane-folëse me degët në Bosnjë-Hercegovinë ose Kosovë? Dhe si ka ndryshuar Islami në Ballkan në njëzet vitet e fundit?

75% e popullsisë së Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi) janë myslimanë, por vetëm një pakicë e vogë janë besimtarë apo praktikantë. Ata respektojnë vetëm disa parime bazë të tilla si moskonsumimi i alkoolit, i cili konsiderohet si sunizëm tolerant.

“Islamizmi Ballkanik”, ka ardhur me pushtimin Osman të shekullit 15, e cila i përket shkollës Juridike Hanafi, dhe ishte feja shtetërore që praktikohej në sundimin e Portës së Lartë.

Pas vitit 1945 regjimet komuniste eleminuan totalisht praktimin e fesë.

Pas rënies së komunizmit shtetet pasardhëse i qëndruan idesë se feja nuk përbën një tipar të identitetit kombëtar, por në të kundërt shqiptarët multikonfesionalë (myslimanë, katolikë, ortodoksë) në Shqipëri dhe Kosovë mbështesin një sekularizëm të fortë – i cili në Kosovë përplaset herë pas here me rritjen e rolit shoqëror të Islamit.

Gjatë luftërave të viteve 1990, shumë organizata humanitare nga Arabia Saudite dhe Emiratet ndikuan përmes rrjeteve të tyre misionare, dukshëm që nga ndërtimi i xhamive.

Ata nuk financuan thjeshtë disa xhami tradicionale dhe modeste me “formë lapsi”, por ato u bënë ndërtesa shumë të mëdha dhe pompoze. Ato ishin gjithashtu vendi ku u zhvillua beteja midis banorëve autoktonë dhe të rinjve të zellshëm, pas fillimit të shekullit.

U shfaqën bashkësi paralele fetare, për shkak se bashkësitë fetare islamike të etabluara ende kishin të drejtën, por jo kudo. Në vitet e fundit shteti dhe bashkësitë zyrtare fetare i kanë mundur forcat më radikale.

Oferta fetare të reja dhe më radikale

Krahas kësaj pluralizimi në rritje i Islamit nuk mundën ta ndalojnë bashkësitë zyrtare islame, ata kanë bartës të kamufluar në politikë. Për të rinjtë e etshëm për besim, sekte mistike sufiste, predikuesit e devotshëm salafistë karizmatikë janë shpesh më tërheqës sesa përfaqësuesit zyrtarë fetarë me mesazhet e tyre “të vakëta”. Kjo u ka dhënë hapësirë rrymave të reja, ndonjëherë të rrezikshme, siç është salafizmi i dhunshëm.

Profilet e ndjekësve të kësaj rryme, sipas ekspertit francez të Ballkanit, Xavier Bougarel, janë të ngjashme me ato në Perëndim. Të rinjtë organizohen në grupe të vogla. Rekrutimet në Ballkan realizohen, në ato grupe të popullsisë myslimane të cilë janë të margjinalizuar dhe me përkatësi të diskutueshme kombëtare siç janë pomakët në Bullgari ose torbeshët në Maqedoni. Në Bosnjë-Hercegovinë, me shumicën e saj boshnjake, xhihadistët, nga ana tjetër, priren të vijnë nga diaspora në perëndim.

Sulmet në Vjenë sollën pas vetes shumë hamendësime për rrjetet e dhunshme transacionale. Është qartësisht e dukshme se rekrutimet më të mëdha bëhet më lehtë nga qytetet perëndimore, pasi brenda shoqërive me shumicë myslimane, kontrolli shoqëror mbi disidentët është shumë më i fortë sesa në familjet e diasporës myslimane të Vjenës ose Berlinit.

“Xhemate paralele”, janë shtëpi jozyrtare të lutjes, të cilat shikohen me sy vëzhgues e kritik jo vetëm nga bashkësia islamike, por edhe nga policia dhe fqinjët. Këto janë në gjendje të kuptojnë aktivizimin e radikalëve sesa autoritetet në qytete të mëdha perëndimore. Gjithçka tregon se radikalizimi është më i mundshëm në Perëndim sesa në vendet e prejardhjes së Islamit, në Evropë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu numri i të shkuarve në Siri është më i lartë nga Franca, se sa nga Bosnje-Hercegovina. Madje në Ballkan nuk ka pasur ndonjë sulm terrorist xhihadist. Qytetet në rajon janë akoma ndër më të sigurtat në Evropë.

Krizat e identitetit si pikënisje për radikalizim

Por pse janë kaq të rëndësishme rrjetet e diasporës – dhe ndoshta të rrezikshme? Robert Pichler, historian dhe albanolog, tregoi se si ngarkohen me faj familjet dhe komunitetet e diasporës. Kujtim Fejzullahu ishte një fëmijë i larguar nga familja, më pas ai u radikalizua. Si çdo emigrant tjetër i cili punon fort dhe nuk ka shumë kohë të shpenzojë kohë me fëmijën, edhe rasti i kësaj familje ishte i tillë, ndaj prindërit nuk mund të fajësohen për shkak se ata nuk kanë kohë të edukojnë fëmijët e tyre.

Kjo gjë sjell si rrjedhojë konflikte midis brezav dhe gjinive. Fëmijët emigrantë gjatë pubertetit fillojnë të përballen me turpin e origjinës së tyre, faktit që janë të huaj, dhe faktit që ata nuk kanë të njëjtat kushte jetese, duke mos e gjetur veten në grupin shoqëror të vendit pritës. Ajo çfarë ndodh pas kësaj është se këta fëmijë gjenjnë ngrohtësi tek predikimet fetare, konkretisht tek predikimet islamike, të cilat si fillim ofrojnë shpëtimin nga kjo botë. Grupet islamike kanë një ofertë tërheqëse: Në vend që thjesht të jeni fëmijë të gastarbajterëve të parëndësishëm nga Ballkani, bëhuni luftëtar të fesë, besimit, bëhuni pjesë e një komuniteti botëror! Ata premtojnë. Kësaj i shtohet edhe siguria e përkatësisë një grupi të vogël, të betuar dhe magjepsja me misterin dhe paligjshmërinë.

Pra terrori vjen nga margjinat e Islamit dhe jo nga qendra e tij.

Olivier Roy ka bërë një analizë për këtë, i cili gjen përshtatshmëri me studimin e Pichler. Ai kur kishte shqyrtuar biografitë e terroristëve që kanë bërë sulme në Francë, Roy kishte zbuluar se këta të rinj zakonisht nuk kishin kaluar nëpër “inkubacionin” sistematik Salafist. Përkundrazi, radikalizimi i tyre ka ndodhur midis miqve ose të njohurve që vetë u radikalizuan përmes Internetit. Shumë shpesh fjala është për mjedise me kriminalitet të imët dhe delikuencë.

Këta terroristë, thotë Roy, vijnë nga margjinat e shoqërisë myslimane dhe jo nga qendra e saj. Kjo korrespondon me konstatimin se shoqëritë myslimane në Ballkan nuk janë tokë pjellore për terrorin xhihadist, ndërsa meset e margjinalizuara të të rinjve myslimanë në qytetet e mëdha perëndimore janë të tilla.