HomeTeknologji

O Mark, o mbret i botës – Lajme me EX

zuckenberg

TvPD:

Lideri demokrat i pyetur mbi pauzën prej shtatë orësh që patën Facebook, Instagram e Whatsapp, u shpreh se nuk ua ndjeu aspak mungesën. Ai tha se vërtet ka kohë të lirë me bollëk por lojrat e tij të preferuara në zyrë, nuk kanë lidhje me teknologjinë. Ai karakterizohet nga një thjeshtësi e pashoqe, e për këtë mjafton të përmendim disa nga veprimtaritë e tij zbavitëse: fjalëkryqe, kubi i Rubikut, shah me veten pasi ka sigurinë e fitores. Për sa kohë kam Google, ku gjej përgjigjet e fjalëkryqeve dhe YOutube ku shoh video tejet te vyera për rritjen në politikë si psh 5 min zhurme shiu audio për nervat.

TVPS:
Qeveria
Loading

FacebookSB

“A ka njeri ketuuuu?! Jam unë…Saliu! Paskam bërë gabim që futa mik?! Mik i thëncin se këmbënguli të mbetej anonim para meje, por qartazi është tej mase i fuqishëm. Ja u futa po me kë të flas?! Apo pse të flas? Mund të bëj cfarë të më dojë qejfi! Mund të shkruaj cfarë të dua se nuk më sheh njeri, e pastaj e heq…
Luli, Luli…vafanculo! Luli Luli vafanculo! #lol
Mund t’i shoh profilin Edit pa frikë se e sheh…Ua sa qejf! I njëjti qejf si kur je në krye të ministrave dhe zëre se ministrat nuk janë…luli luli va*fanculo ….U kënaqa!

TVLSI:

Lideri që lëviz për integrim ja doli të ishte ON gjatë pauzës së rrjeteve sociale që tronditi këdo, duke i kujtuar se ka një jetë përtej ekranit të celularit…I vetmi problem është që kjo jeta përtej ekranit, nuk ka filtra cool…
Teksa lodronte FB, i duall në ‘feed’ një status që thuajse i jepte zë mendimeve të tij “Luli, Luli…va*fanculo”…Mesa duket autori i statusit shtangu nga prania e dikujt tjetër…
Ish lideri demokrat Berisha, këmbënguli të dinte, mos “miku anonim” që kish bërë të mundur log-imin ishte i njëjti. Zoti Meta, buzqeshi dhe vetëm pasi u mbyll kriza në rrjetet sociale, deklaroi se ai është vetë “miku anonim” që kish mundësuar vërdallosjen insta-Facebook të Berishës, i cili nga ana tjetër kish harruar të fshinte statuse e komente si “Edi je piskuriq”

Portali “Ajo Gruaja”:

Miq, ende’ jemi në traumë, ndaj do ju njoftojmë shpejt, vonë, ose një ditë…se si do vijojë gjendja jonë:
7 orë pjesëmarrje në jetën e vërtetë,
7 orë pa selfie
7 orë pa i thënë botës se cfarë po ha…Në të mirën tonë, po e lëmë me kaq…

Kuaj&Motorë:

Gjatë rënies së rrjeteve sociale, pati një rënie drastike të makinave në trafik…
Ata që dalin me të në selfie,dhe e shoqërojnë fjalët ” Me Nusen” -kuptuan që duke i thënë makinës me katër rrota, nuse, kishin mbetur nuse nga ato të vërtetat me dy duar e dy këmbë.

Showbiz&Kulturë:

Ana potizive e këtij “shut down” ishte Google që punonte shumë mirë.
-Cfarë do bënim pa burimin kryesor të dijeve:Wikipedia-tha një student


TË NGJASHME