HomePolitikë

Obama: Është koha që gratë të drejtojnë botën

Kjo mund të shkaktojë paranoja te teoricienët e konspiracionit.

Duke folur në një ngjarje private në Singapor, ku ish-presidenti Barack Obama po udhëton me ish-zonjën e parë Michelle Obama, nënkuptoi që  kandidatët kryesorë nga të dyja partitë duhet t’i lënë vendin një kandidateje femër.

“Gra, dua thjesht ta dini se nuk jeni perfekte, por ajo që mund të them me pa diskutim është se jeni më mirë se ne. Jam plotësisht i sigurt se nëse për dy vjet, çdo komb do të drejtohej nga gratë, do të shihni një përmirësim të konsiderueshëm në bordin drejtues në pothuajse gjithçka”, deklaroi Obama.

“Nëse shihni botën dhe problemet, janë zakonisht njerëz të moshuar, zakonisht burra të moshuar, që nuk heqin dorë”, shtoi ai.

Ndër çështjet në të cilat Obama mendon se lideret femra do të shkëlqejnë janë ato të luftës dhe rinisë.

Ish-presidenti 58-vjeçar tha se ”burrat e fuqishëm janë shumë të mbërthyer në mënyrat e tyre për të çuar botën përpara”.

“Ata kapen pas pushtetit, janë të pasigurt, kanë ide të vjetra dhe energjia, vizioni i freskët dhe qasjet e reja janë shtypur”, theksoi Obama.


TË NGJASHME