HomeSport

Objektivat dhe ëndrrat për 2020, rrëfehet Neymar

Më në fund, pas dëmtimeve të shumtave dhe akuzave për përdhunim, Neymar ka rifituar qetësinë, tani është totalisht i fokusuar për të bërë mirë në fushën e lojës. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga sponsorët e tij, braziliani ka rrëfyer objektivat për këtë vit:

“Dëshiroj të fitoj gjithçka me PSG dhe me përfaqësuesen e Brazilit. Dua të fitoj Champions League dhe Kupën e Amerikës. PSG i ka të gjitha mundësitë për të fituar Champions, do ta provojmë. Neymar zbuloi ndër të tjera se do kishte pasur dëshirë të luante me Zidane apo Romario ndërsa theksoi se do ti pëlqente të shkëmbente fanellën me Zlatan Ibrahimovic.

Në intervistën e tij, sulmuesi brazilian nuk preferoi të kthehet pas në kohë pasi 2019 ka qenë një vit shumë i vështirë për të në aspektin personal, një vit i mbushur me dëmtime. Në mënyrë të çuditshme, Neymar në asnjë moment nuk shprehu më pëlqimin e tij për një rikthim të mundshëm tek Barcelona duke përsëritur dëshirën e tij për të vijuar bashkëpunimin me PSG.


TË NGJASHME