HomeSociale

OBSH: Të dyfishohen përpjekjet kundër koronavirusit

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus ka bërë thirrje që të gjitha vendet e botës të dyfishojnë përpjekjet kundër pandemisë së koronavirusit.

Një ditë pasi OBSH-ja e shpalli pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19, nga Gjeneva drejtori i OBSH-së tha:

“Përshkrimi (i sëmundjes) si pandemi nuk do të thotë që shtetet duhet të heqin dorë”.

Ghebreyesus po ashtu tha se shtetet “duhet të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

Deri më tani në të gjithë botën numri i personave të infektuar me koronavirus është mbi 131479, ndërsa mbi 4925 pacientë kanë vdekur.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor, nga ku më pas u shfaq në dhjetëra vende të botës. Vendi më i prekur jashtë Kinës nga koronavirusi është Italia, ndërsa së fundmi edhe Shqipëria rezulton me 23 të infektuar dhe 1 të vdekur.


TË NGJASHME