HomeSport

Ofertë tunduese nga Hungaria, Asani drejt largimit nga Partizani

Në sezonin që lamë pas te ekipi Partizanit, kampion i Superiores, Jasir Asani ishte një prej futbollistëve më të spikatur. Me fanellën e Partizanit, 24-vjeçari, arriti të shenojë 8 gola dhe ka zgjuar interesin e shumë klubeve.


Një prej skuadrave më të interesuara për të është skuadra hungareze Mol Vidi, aktualisht nën-kampionë të kampionatit hungarez. Edhe oferta e tyre, është me të vërtetë tunduese, plot 550 mijë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Partizanit.


Një ofertë kjo e konsiderueshme, që mund të tundojë drejtuesit e Partizanit që të lënë të lirë yllin e tyre. Objektivi i skuadrës hungareze është pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës, teksa do të përballet me malazezët e Zetës në fazën e parë.


TË NGJASHME