HomeLajmi i Fundit

OFL i dërgon formularin tre ”të fortëve” të tjerë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka kërkuar të justifikojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve tre shtetas të tjerë nga Tirana.

Mësohet se ata janë shtetasit Denis Qordja, Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra, të cilët janë emra të njohur për drejtësinë.

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucioni.

Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjithashtu, më parë Manabej është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg. Ai akuzohej për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”.

K.S/GotaNews