HomePolitikë

“OK” për çeljen e negociateve, Balla mesazh falenderues në Twitter

Pasi ministrat e BE-së, kanë dhënë “OK” për hapjen e negociateve me Shqipërinë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Taulant Ballës. Kreu i Grupit Parlamentar Socialist nëpërmjet një postim në Tëitter, shprehet se ky është një vendim historik dhe që mbi të gjitha dëshmon për përparimin që ka bërë vendi ynë gjatë kohës.

Postimi i plotë:

“Falenderim për Bundestagun dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, për mbështetjen e fuqishme. Ky është një vendim historik që tregon përparimin e Shqipërisë. Edi Rama ka arritur të bëjë realitet reformat që kishte premtuar.

Falenderoj strukturat e BE për mbështetjen e vecantë. Kjo është  një dritë jeshile për hapje të negociatave dhe integrimin e mëtejshëm të  Shqipërisë në union”


TË NGJASHME