HomePolitikë

OKB kërkon mos të preket stafi i UNMIK

Misioni i OKB në Kosovë, UNMIK shprehu sot shqetësim të madh për zhvillimet në veri të Kosovës, përfshirë edhe arrestimin nga policia e vendit, të dy punonjësve të misionit njëri rus dhe tjetri kosovar.

Në një deklaratë për shtyp lëshuar disa orë më parë, UNMIK, bëri të ditur se një nga të arrestuarit, një punonjës i UNMIK me nacionalitet rus, është liruar ndërkohë dhe është dërguar për trajtim në spital. Edhe punonjësi tjetër i arrestuar ndodhet në trajtim mjekësor. Nuk dihet ende nëse ai është ngarkuar me ndonjë vepër penale.

I pyetur në konferencën e shtypit, zëvendëszëdhënësi i OKB, Farhan Haq konfirmoi se njëri nga punonjësit e UNMIK të arrestuar në Kosovë është i nacionalitetit rus, kurse tjetri i nacionalitetit kosovar. Zoti Haq tha se të dhëna për trajtimin e dy të arrestuarve nga policia do të jepen më vonë. Ai paralajmëroi se nëse stafi i OKB në Kosovë do të preket më tej, do të ndërmerren hapa të tjera diplomatike dhe juridike në nivel vendas dhe ndërkombëtar.


TË NGJASHME