HomeLajme

OKB: Ndalni luftimet!Libia sërish fuçi baruti.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së shprehet i shqetësuar për lëvizjet e gjeneralit të famshëm Chalifa Haftari në Libi. Gjermania, e cila mban kryesinë e Këshillit të Sigurimit, i ka bërë thirrje të ashtuquajturës Ushtria Nacionale Libiane të Chalifa Haftarit të ndalojë menjëherë të gjitha lëvizjet ushtarake.

Ajo që po ndodh në Libi është se luftëtarët e Haftarit duan që të marrin kryeqytetin Tripoli. Atje ndodhet në pushtet qeveria e njohur nga ndërkombëtarët e kryeministrit Fajis al-Sarradsch, i cili është në garë për pushtet me Haftarin, për të drejtuar vendin e pasur me naftë.

Gjenerali renegat përkrahet nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti. Si qeveria e Sarradsch-it edhe LNA e Haftarit është e lidhur me milicinë lokale.

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen tha se Këshilli i Sigurisë do të dënojë të gjithë përgjegjësit. “Në këtë konflikt nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake”, është shprehur ai.

Që prej rrëzimit të Gadaffit në vitin 2011, në Libi mbizotëron kaosi, gjë që ka sjellë edhe emigrimin e shumë qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian


TË NGJASHME