HomeSociale

OKB nënshkruan sot marrëveshjen për punësim në Kosovë

Sot do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes mes Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Ky takim i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO), qëllimi i së cilës është nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes të dyja institucioneve.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi dhe të lehtësojë e forcojë bashkëpunimin midis palëve, në fushat me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi synohet përmes programeve të bashkëpunimit midis palëve për zbatimin e nismave që rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm brenda Axhendës 2030.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018.


TË NGJASHME