HomePolitikë

Oligarkët, sherr mes Ahmetajt dhe Shehajt

Ish deputeti Agron Shehaj është përplasur këtë të enjte në emisionin Opinion me ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Debati për oligarkët përfundoi në përplasje mes të dyve.

Pjesë nga Debati

Agron Shehaj: Shqipëria është bërë e juaja. Shqiptarë ikin. Sepse ti me Vilma Nushin dhe sheikët ndani Shqipërinë.

Arben Ahmetaj: Mos më trego mua që shqiptarët ikin. Shqiptarët Ikin dhe vinë.

Agron Shehaj: Pse mos tra tregoj ty që ikin 300 mijë veta, sepse ti rri këtu dhe ata ikin.

Arben Ahmetaj: Po t’i pse ka ardhur se ti ke qenë jashtë. Si ka mundësi që të gjithë nuk u ecka biznesi dhe ty të ecka biznesi në Shqipëri, pse.

Agron Shehaj: Sepse të pash ty gjithë këto vite, sinqerisht, dhe shokët e tu dhe thash nuk mund mos futem në politikë.

Blendi Fevziu: Pse kaq i dobët t’u duk Ahmetaj?

Agron Shehaj: Ai është shumë i zoti për veten e vet. Shumë i keq për Shqipërinë. I dobët si politikan, jo si njeri. Që të kuptohemi.

Arben Ahmetaj: Ti në politik je futur me… Në Vlorë, në Shqipëri i dinë që je futur me…i dinë./ Opinion.al


TË NGJASHME