HomeStory

Olivia, vajza që nuk ndjen dhimbje, nuk ka uri dhe nuk fle gjumë

Olivia Farnsworth është një vajzë 11-vjeçare britanike që nuk ndjen dhimbje, nuk ka uri dhe nuk fle gjumë. Vajza e vogël filloi të tregonte shenja të gjendjes së saj të çuditshme kur ishte vetëm disa muajshe. Nëna e saj, Niki Trepak, pretendon se vajza nuk qau kurrë si një fëmijë normal dhe se që nëntë muaj ajo ndaloi së qari.

Tani 11 vjeç, ajo mund të rrijë tre ditë dhe tre netë me radhë pa fjetur. Ajo nuk e di rrezikun dhe nuk ka frikë nëse e lëndon veten sepse nuk ndjen dhimbje. Prindërit e saj thonë se kur ka qenë 7 vjeç, u përplas nga një makinë dhe pasi u përplas ajo u ngrit dhe pyeti se çfarë kishte ndodhur.

Pas aksidentit, mjekët zbuluan se Olivia nuk kishte kromozomin e gjashtë në prejardhjen e saj gjenetike. Ka raste të ndryshme me anomali të ngjashme që janë të njohura në botë, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast me të tre simptomat në një person.

Nëna e saj e bëri të njohur çështjen e vajzës së saj në mënyrë që familjet e tjera që jetojnë pothuajse në mënyrë të ngjashme mund të kenë informacion më tepër dhe mbështetje nga komuniteti. Sot Olivia merr trajtim në mënyrë që të mund të bëjë një jetë sa më normale.

Burimi: Cronica Directo