HomeSociale

Olsian Çela takim në Prokurori: Hetime gjithëpërfshirëse për …

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilloi sot një takim, në ambiente e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me e drejtues e prokurorë të këtij institucioni.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Prokuroria sqaron se në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, etj..

Ndërsa në fokus ishte çështja mbi procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26  nëntorit.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Përgjithshëm  Z. Olsian Çela  takim  në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurori i  Përgjithshëm Z. Olsian Çela  realizoi sot  një takim në ambientet e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni. Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan  çështje  që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Në fokus  të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm  Z. Olsian Çela  i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie  për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.


TË NGJASHME