HomeShowbiz

Olta Boka bashkëpunim me artistin e njohur, pjesë e një projekti të rëndësishëm

Olta Boka ka prezantuar për publikun projektin më të ri të saj, i cili është shumë i veçantë pasi përfshin pjesëmarrjen e një artisti të njohur në të gjithë botën, Roel Van Velzen.

Këngëtarja ka publikuar posterin e aktivitetit që i dedikohet rinisë, i cili do të mbahet për dy ditë me radhë, sot dhe nesër. Olta ka zbuluar edhe një detaj shumë të veçantë që ‘e lidh’ me artistin e njohur.

“Roel Van Velzen ‘e takova’ për herë të parë në ‘Madame Tussauds Amsterdam’ këtë pranverë! (Statuja e tij prej dylli ishte krah legjendës Michael Jackson). Jam shumë e lumtur që Roel është pjesë e këtij projekti dhe unë do të kem mundësinë të këndoj bashkë me të një krijim të tijin enkas për këtë kauzë”, ka thënë Olta.


TË NGJASHME