HomeShowbiz

Olti Curri “thumbon” sërish Alketën

Nisi mbrëmjen e djeshme në Top Channel spektakli i talenteve “Top Talent 3?.

Konkurrentja e parë që çeli garën quhej Aurora dhe konkurroi për prezantim.

Olti Curri i cili këtë vit është pjesë e jurisë, e kritikoi Aurorën për mënyrën e prezantimit, por duke hedhur thumba edhe për Alketa Vejsiun.”

Nuk the asgjë të re, the atë hapje që do bëntë çdo spikerere nga mosha 18 deri 88 vjeçe”, i tha Olti, ndërsa konkurrentja Aurora iu përgjigj se nuk ka kopjuar askënd.”

Mos u mbro. Po shikoj tek ty një prezantuse që pas 5 vitesh mund të prezantosh edhe festivalin në TVSH, por vetëm do të ndërrosh fustanet dhe do këndosh për veten tende ndërkohë që publiku do të thotë jo”, i tha Olti.


TË NGJASHME