HomeE Jona

Oops! Sali Berisha e ambasadorja Yuri kim ‘përplásen’ sot në të njëjtën orë në ekran

Dita e sotme do të jetë e mbushur me zhvillime të reja politike. Në njërën anë nis seanca maratonë e parlamentit, po ashtu Berisha ka ftuar simpatizantët e tij në hotel “Rogner”në 18:00, ku do flitet për një parti më të unifikuar.

Sakaq Zëri i Amerikës do të transmetojë intervistën e zhvilluar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se kjo e fundit ka përcjellë mesazhe të forta ndaj ish kryeministrit i shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Sakaq intervista e Yuri Kim, është njoftuar nga vetë ambasadorja përmes një postimi në facebook, ku shkruante se diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset.

“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.” -citohet të ketë thënë ambasadorja amerikane në intervistëne VOA-s.

Nuk i dihet ende nëse Berisha do ta ndjeki intervistën e Yuri Kim, për t’i kthyer përgjigje ambasadores, por kjo mbetet për t’u parë në vijim.


TË NGJASHME