HomeLajme

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen edhe shqiptarë

Policia italiane ndërmori një operacion antidrogë në Raguza, duke shkatërruar një rrjet kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Forcat policore vunë në pranga 10 vetë.

Hetimi, i kryer nga Seksioni Operativ i Armës dhe i lëshuar nga GIP i Gjykatës së Raguzës me kërkesë të Prokurorisë Publike lokale, çoi në arrestimin e shtetasve italianë dhe të huaj, përfshirë shqiptarë, tunizianë dhe algjerianë. Trafiku i drogës përdorej për të furnizuar kryeqytetin krahinor Ragusa dhe disa bashki në provincën e tij, duke përfshirë Marina di Ragusa, Santa Croce Camerina, Donnalucata dhe Vittoria me marijuanë, hashash, kokainë dhe heroinë, shkruajnë mediat italiane.

Droga2

Përpos arrestimeve, policia po heton dhe më gjerë, për persona të dyshuar të përfshirë në këtë trafik të drogave të forta.


TË NGJASHME