HomeLajmi i Fundit

Operacion në det të hapur në ndjekje të një gomoneje, dyshimet e para


Policia e Vlorës ka dhënë informacion për operacionin në Vlorë ku prej mëngjesit vijon ndjekja e një gomoneje të dyshuar me lëndë narkotike.

Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Pas një operacioni prej 5 orësht gomonia e cila dyshohet se ngarkoi drogë në Vlorë u braktis nga skafistët dhe u bllokua nga policia.

Ndërkohë po vazhdon kontrolli nga toka, ndërsa pakot që dyshohet se janë me lëndë narkotike janë hedhur në det.

Të gjitha forcat kanë rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kontrollin.

K.S/gotanews