HomePolitikë

Operacioni Forca e Ligjit, mësoni qëndrimin e ish-ministrit të Drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve në lidhje me aksionin e Operacionit Forca e Ligjit që po ndërmerret ndaj eksponentëve të krimit, në kuadër të paketës ‘Anti-KÇK’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se tashmë Rama e ka konfirmuar faktin se fushatën elektorale po e bën me KÇK. Po ashtu ai thekson se Rama po tenton që të heqë njollën e lidhjes me krimin.

REAGIMI I MANJANIT
Nuk më surprizon më hiç, udhëheqësi! Është bërë bajatshmërisht i lexueshëm. Vetëm 1 orë nga konstatimi që bëra se “Ai po bën fushatë elektorale me KÇK”, e konfirmoi.
Iu sul gazetarëve që e kritikojnë, por pranoi hapur që ai po tregon se “… nuk ka lidhje me krimin siç i thonë..”
Pra do të heqë njollën e lidhjes me krimin. Qartësisht është kështu.
Ai nuk kishte e as ka përgjigje bindëse se përse krimi bën vota për të? Përse gjenden kaq shumë ish të dënuar në skalionin e tij politik? Përse jepen garanci qeveritare para gjykatave për lirimin para kohe të të dënuarve? Përse trafiku i drogës në qeverisjen e tij është më i madhi i të gjitha kohërave? Përse kriminalizohet masivisht shoqëria e orientuar drejt maleve për mbjellje hashashi?
Përse, përse e përse?! Por nuk ka përgjigje Kryeministri. Ose më saktë ka përgjigjen tip: “fajin e ka Saliu/drejtësia/media/opozita/europa, madje edhe rektori i UT ka faj…” .
Ama Edi Rama sikur nuk është kryeministër, përpiqet të ngulë në mendjet e njerëzve se ai ska lidhje fare me këto gjëra. Se medemek krimi lulzon vetë…

Se 600 e kusur kile kokainë e trafikuar e të paktën tre qendra përpunimi të kapura në vend marrkan guximin të bëhen vetë. E ku? Bash në vendin ku qeveria kontrollon çdo fjalë e jo më çdo lëvizje apo afferë.

O logjikë! Plaç në vend më mirë!
Nejse, Ai këtë ka për të shitur këtë radhë. Pra KÇK dhe OFeLi-në. Kush ja blen ja paftë hajrin.
Por, ndërkohë dëmi që sundimi i Edi Ramës ka sjellë është vështirësisht i rikuperueshëm.
Vini re me vëmendje!
A keni parë që na janë zgjatur minutat e kontrollit të pasaportave në kufirin Europian?
Kjo vjen thjesht nga fakti se çdo polic në Europë, pavarësisht qendrës apo humbëtirës kufitare ku shërben, kur ndeshet me një pasaportë shqiptare ka të ngulitur thellë dyshimin e arsyeshëm se:
1. Personi përballë është i kërkuar nga Interpol.
2. Në çantën e tij/saj ka drogë ose para droge.
3. Ka ardhur në shtetin tim për të kërkuar azil.
Të tre këto dyshime i ka çdo polic në BE. E këto dyshime me siguri i kanë nga fobitë ndaj nesh jo nga sundimi i mrekulkueshëm që i bën Edi Rama vendit të vet.
Sundim që i vuri popullit të vet një damkë të tmerrshme. Një damkë që do dojë kohë të na hiqet, jo vetëm kur Edi të mos jetë në qeveri, po kam frikë as në kët botë…
Ja për këtë do ngelet i përhershëm në memorien e Shqipërisë.


TË NGJASHME