HomeLajmi i Fundit

Operacioni ndërkombëtar kap kokainë në Atlantik

Një anije e cila po transportonte kokainë me vlerë 30 milionë euro është kapur në Oqeanin Atlantik nga policia portugeze në bashkëpunim me policinë braziliane.

Sipas zyrtarëve, droga ishte nisur për në Evropë, dhe operacioni u harmonizua mes një bashkëpunimi mes autoriteteve braziliane, Agjencisë Kombëtare për Ndalimin e Krimeve në Britaninë e Madhe dhe policisë së Portugalisë, raporton Fox News.

Në një deklaratë të martën, policia tha se flota portugeze dhe forca ajrore ushtarake kanë lokalizuar anijen, e cila më pas u ndërgua në një bazë ushtarake afër kryeqytetit të Lisbonës, në Portugali.

Sasia e kokainës së kapur, e arrin vlerën 30 milionë euro. 7 persona, shtetas të huaj ishin arrestuar gjatë operacionit.

Policia tha se operacioni ka ndodhur ditëve të fundit, por nuk kanë dhënë informacion se në cilën ditë saktësisht.