HomeLajmi i Fundit

Operacioni në Elbasan, në pranga edhe dy anëtarë të AMA-s

Gjatë operacionit që RENEA po zhvillon në Elbasan është arrestuar edhe dy anëtarët e Autoritetit të Medias Audiovizive, Suela Musta dhe Zylyftar Bregu. Dyshohet se dy të arrestuarit me profesion gazetar, kanë ndikuar në dhënien e licencës së kabllorit për fisin Çapja në Elbasan.

Në pranga ka rënë edhe Florenc Çapja, i cili akuzohet për vrasje dhe pengmarrje. Ditën e sotme është zhvilluar një operacion gjigand në Elbasan, që pritet të vazhdojë deri nesër ne kuadër të ‘Forcës së ligjit’.

Ndërkohë deri tani mësohet se janë arrestuar 30 persona mes të cilëve edhe 8 zyrtarë administratash.