HomeSociale

‘Operacioni nuk ndalet’, Rama me paralajmërim të prerë

Kryeministri Edi Rama ka garantuar sot se operacioni i nisur antiinformalitet nuk do te ndalet dhe ka paralajmeruar se per gjthe abuzuesit do te kete zero tolerance e do te veproje vetem ligji.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se vetem gjate nates jane kontrolluar 130 pika tregtimi të karburantit, nderkohe qe gjate fillimit te operacionit antiinformalitet “janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant”.

karburant

Postimi i Ramës

#STOPINFORMALITETIT?

• 130 pika tregtimi të karburantit jane kontrolluar vetëm gjatë natës së mbrëmshme

• Qysh prej nisjes së operacionit antiinformalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant.

• Janë penalizuar me gjoba dhe bllokime, për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit, 24 subjekte.

#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve
#OperacioniNukNdalet?


TË NGJASHME