Kronikë Lajme

Operacioni “Vjeshta”, arrestohen dy në Shëngjergj

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike duke arrestuar dy persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshta”, ndaluan shtetasit: L. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë; L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryrer në bashkëpunim”.

Related posts

Auditoret mbeten bosh, vijon bojkoti i mësimit

Mila

Ish-kryeministri maqedonas mund t’i shpëtojë dënimit me burg

Anxhela news

Vijojnë largimet nga PD dhe LSI, dy kandidatë pranojnë mandatin

Na Kontaktoni!