HomePolitikë

Opinioni final nga Venecia, reagon Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias, ku thotë se opinioni përfundimtar konfirmoi të gjitha qëndrimet e tij. Më tej theksohet se si asnjëherë tjetër opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.
Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:
Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Presidentit.

Opinioni final i Komisionit Europian për Demokraci përmes ligjit (Komisioni i Venecias) u publikua sot dhe pas disa konkluzioneve, Venecia deklaron se është Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese që vendos. Ndërkaq shprehet gatishmëria për t’i ofruar ndihmë të mëtejshme autoriteteve në këtë çështje.


TË NGJASHME