HomePolitikë

Opozita bllokon foltoren në Kuvend

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, seanca e sotme ka nisur me debate të ashpra dhe bllokim të foltores së Kuvendit. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta nga nisja e seancës, që opozita të bllokojë foltoren, duke u bërë pengesë për zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. Basha mori fjalën për procedurë në nisje të seancës dhe pasi i mbaroi koha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ndërpreu.

Kjo ka irrituar deputetët e opozitës, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë shpalosur në sallë një banderolë të madhe, ku shkruhej: ‘Shqipëria si gjithë Evropa, jo qeveri të krimit dhe drogës’, ndërkohë pas kësaj kryeministri Edi Rama është larguar nga salla./shqiptarja.com


TË NGJASHME