HomePolitikë

Opozita e bashkuar, takim me zyrtarët e lartë të OSBE-së

Në vijim të debatit për Reformën Zgjedhore, kryetarët e partive të opozitës së bashkuar do të presin nesër në një takim në selinë blu, zyrtarët e lartë të OSBE-së.

Burime nga PD bëjnë me dije se në takimin me kryetarët e partive opozitare, përfshirë kryedmeokartin Basha dhe kreun e LSI-së, Monika Kryemadhi, do të jetë Thomas Greminger, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së.

Pjese e takimit do të jetë edhe Bernd Borchardt, shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri; Paul Bekkers, Drejtor, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariati i OSBE-së; Philippe Tremblay, Shefi i Bashkëpunimit të Jashtëm, Sekretariati i OSBE-së dhe Laurentiu Stinga, Zyrtar Kryesor Politik, Prezencë në Shqipëri.

Kujtojme se sot, bashkëkryetari i Komisionit për Reformen Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri i bëri thirrje PD-së të sjellë draftin e saj për reformën, përmes OSBE-së, duke theksuar se “do te bejme cmos qe propozimet e tyre te merren parasysh”.


TË NGJASHME