HomeLajme

Opozita e Venezuelës thirrje për përkrahje globale

Anëtarë të opozitës së Venezuelës po kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar që të dënojnë arrestimin e deputetëve në shtetin e kapluar nga kriza.

Antonio Ecarri është opozitar nga Venezuela por për momentin qëndron në Spanjë. Ai tha të enjten që arresti i zëvendëspresidentit të kuvendit, Edgar Zambrano, dhe akuzat ndaj shumë opozitarëve të tjerë janë një përpjekje për të heshtur popullin e Venezuelës.

“Indiferenca nuk është një opsion”, thotë Ecarri nga Madridi.

Ai është shoqëruar nga Eudoro Gonzalez, një deputet i Venezuelës që është në ekzil. Gonzalez thotë që grupi i kontaktit i drejtuar nga Bashkimi Europian duhet që ta marrë çështjen e Venezuelës me seriozitet.

Edhe pse ky grup konsideron qëllimin e opozitës për zgjedhje të lira dhe të drejta në Venezuelë si të drejtë, ata e konsiderojnë qeverinë e Nicolas Maduro si anëtarë të nevojshëm të një koalicioni që do mundësonte një tranzicion të qetë.


TË NGJASHME