HomePolitikë

Opozita parlamentare propozon ulje të pragut zgjedhor

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të miratuar nen për nen ndryshimet në Kushtetutë që ndalojnë koalicionet dhe hapin listat.

Grupi demokrat i opozitës parlamentare ka dalë me një propozim të ri sa i përket Reformës Zgjedhore duke kërkuar ulje të pragut zgjedhor në 2%.

Lita ka arsyetuar se një prag 5% bashkë me ndalim koalicionesh thellon hendekun e partive me votuesit.

“Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme.”-tha Lita.

Propozimi i Litës u mbështet më pas nga kolegët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Deputeti i PS, Alket Hyseni i është përgjigjur opozitës parlamentare në Komisionin e Ligjeve për propozimin e ri për prag zgjedhor duke thënë se kjo çështje u duhet lënë ekspertëve.

”Që mos bëhet pjesë e pazareve, kemi 4 ekspertë këtu dhe t’ua lëmë në dorë atyre. Të lëmë një seancë tjetër, dhe mos ndalemi në këto debate pasi jemi 20 veta dhe mund të kemi 20 mendime të ndryshme për përqindjet. Prandaj të kemi më vonë një draft të dakordësuar dhe le të shpresojmë.”- tha Hyseni.

Komisioni i Ligjeve do të rimblidhet sot pasdite në orën 18:00 për të diskutuar projektligjin e opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME