HomePolitikë

Opozita protestë në Vlorë. Rama i ironizon

Ndërkohë që mbështetësit e opozitës janë mbledhur në një protestë në Vlorë, kryeministri Edi Rama i ironizon ata përmes Twitterit.

Duke publikuar një foto nga lart, Rama i quan ata çeta haxhiqamiliste e Vlorës, duke shtuar se atje mungojnë vetëm Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi.

“Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik?”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë, mbështetës të opozitës po protestojnë në qytetin e Vlorës shumë afër vendit ku pritet të zhvillohet tubimi përmbyllës i fushatës së Partisë Socialiste për votimet e 30 qershorit.

Opozita protestë në Vlorë kundër kryeministrit Rama on Vidnews.


TË NGJASHME