HomePolitikë

Opozita sërish në protestë, policia merr masat

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e radhës kombëtare që pritet të mbahet ditën e sotme në orën 20:00 kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Krerët e opozitës kanë ftuar sot qytetarët që t’i bashkohen qëndresës së saj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i demokratëve Basha ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do të bëjë asnjë hap pas, por do të luftojë deri në fund, që shqiptarëve t’u garantohet e drejta për të zgjedhur lirshëm dhe të pandikuar nga pushteti.

Pranë kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, që mundësojnë ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë. Pranë ministrisë së brendshme gjithashtu është vendosur gardhi metalik, ndërkohë pritet që të angazhohen rreth 1300-1500 punonjës policie.

Kjo protestë e radhës vjen pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa opozita i ka konsideruar votime socialiste. Ndërkohë ashtu si opozita edhe Presidenti i Republikës ka hedhur kritika të forta ndaj kryeministri Edi Rama në lidhje me reformën në drejtësi.


TË NGJASHME