HomePolitikë

Opozita: Shpërtheni dyert e Parlamentit dhe mos u shqetësoni për gazin lotsjellës

Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës para Kuvendit.

Për këtë protestë nuk kanë munguar thirrjet për dhunë nga ana e PD dhe LSI.

Gazeta Tema shkruan se dy deputetë të PD, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri ishin ditën e djeshme në Lezhë, ku janë takuar me një numër personash me precedentë kriminalë.

Burime pranë gazetës, të pranishëm në këtë takim, treguan se mesazhi i tyre ka qenë i qartë:

“Shpërtheni dyert e Parlamentit dhe mos u shqetësoni për gazin lotsjellës.

Këtë herë do të keni maska kundragas”.

Në shkëmbim të dhunës që do të krijojnë, këta persona do të shpërblehen bujarisht nga ana e PD.

Ndërkohë, gazeta shkruan se bllokimi i rrugës së kryeministrit ditën e djeshme në Lezhë, është bërë gjithashtu me urdhër të PD, nga njerëz të biznesmenit Uldedaj, i njohur për lidhjet e afërta me demokratët.


TË NGJASHME