HomePolitikë

Opozita tjetër propozim për përzgjedhjen e trupave të KQZ

Lidhur me përfundimin e draftit të Reformës Zgjedhore, formula e zgjedhjes së organeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është me sa duket e vetmja çështje ku palët nuk po bien dakord.

Opozita jashtë parlamentare ka dorëzuar sot propozimin e saj të tretë, pasi mazhoranca ka rrëzuar dy propozimet e saj të para.

“Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, thuhet në propozimin e  opozitës.

Këshilli Politik pritet të mblidhet nesër me kërkesë të Damian Gjiknurit i cili ka kërkuara nga përfaqësuesit të sjellin propozime për të gjitha çështjet që ende nuk janë mbyllur. 


TË NGJASHME