HomePolitikë

Opozita vijon aksionin, lajmëron tjetër protestë, Basha: Shqiptarët të na bashkohen

Pasi votimet e 30 qershorit kaluan dhe, sikurse pritej, PS mori të gjitha bashkitë e vendit, opozita ka vendosur të vijojë me aksionin e saj.

Ditën e hënë, më tetë korrik, është njoftuar se do të zhvillohet protesta e 10-të, në rang kombëtar, në vijim të kërkesave për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme pa të në qeveri.

Vendimi për vijimin e protestave u mor në mbledhjen në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të krerëve të bashkive, ndërsa pritet të zhvillohet në orën 20:00.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës.

“Dua ti ftojë të gjithë këta qytetarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuara për çmontimin e diktaturës”, tha Basha.


TË NGJASHME