HomeShowbiz

Oprah Winfrey dhuron 12 milion dollarë për COVID-19

Fondacioni bamirës i Oprah Winfrey do të dhurojë para për organizata të ndryshme në luftën ndaj COVID-19.

Prezantuesja e njohur këtë herë do dhurojë 12 milionë dollarë përfshirë vendet, Çikago, Baltimore, Nashville, Tenesi, Milwaukee, Kosciusko dhe Mississippi.Njoftimin ka bërë te ditur se ky virus vdekjeprurës nuk ka ikur akoma dhe se do të lë shumë pasoja tek njerëzit.“Arsyeja për të cilën po flas është sepse njerëzit kanë nevojë për mjete”, ka thënë Oprah në një intervistë për Associated Press.

“Dua të them se ky nuk po ikën. Edhe nëse virusi do të zhdukej, shkatërrimet e lëna pasi njerëzit nuk kanë mundësi të punojnë me muaj të tërë për të marrë pagat, të cilët këtë kohë kanë përdorur edhe kursimet e tyre – ata do kenë nevojë sërish”, vazhdon ajo.

Pasi foli me kryetarin e Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot dhe udhëheqësit e tjerë, Winfrey vendosi t’i dhuronte pesë milionë dollarë për një shtëpi pleqsh në Çikago, dy milionë për një organizatë që shpërndan ushqim për 10,000 njerëz në Nashville, dhe pjesa tjetër për organizata joqeveritare që ndihmojnë personat që nuk marrin shërbime të mjaftueshme në disa qytete.


TË NGJASHME