HomeSport

Organizata botërore e notit ndalon sportistët transgjinorë të marrin pjesë në garat e femrave

Organi drejtues botëror i notit (FINA) nga kjo e hënë ndalon sportistët transgjinorë që të konkurrojnë në garat e grave të dielën. Anëtarët e FINA-s në kongresin e jashtëzakonshëm të organizatës votuan 71.5% në favor të “politikës së re të përfshirjes gjinore” që lejon pjesmarrjen e atyre që kanë kaluar nga burra në gra para moshës moshës 12 vjeç.

“Kjo nuk do të thotë që ne po inkurajojmë njerëzit inkurajohen të ndryshojnë gjini para moshës 12 vjeçare. Është ajo që thonë shkencëtarët, se nëse kaloni pas fillimit të pubertetit, keni një avantazh, gjë që është e padrejtë,” tha James Pearce, i cili është Zëdhënësi i presidentit të FINA-s, Husain Al-Musallam.

Politika e re 24 faqesh e FINA-s përfshin gjithashtu propozime për një kategori të re të “konkurrencës së hapur”. FINA tha se po krijonte “një grup të ri pune që do të kalojë gjashtë muajt e ardhshëm duke kërkuar mënyrat më efektive për të ngritur këtë kategori të re”.

FINA tha se pranon se “disa individë dhe grupe mund të mos ndjehen rehat me përdorimin e terminologjisë mjekësore dhe shkencore në lidhje me seksin dhe tiparet e lidhura me seksin, por nevojitet një përdorim i terminologjisë së ndjeshme për të qenë të saktë në lidhje me karakteristikat seksuale që justifikojnë konkurrencën e veçantë.”

Në mars, Lia Thomas bëri histori në Shtetet e Bashkuara si gruaja e parë transgjinore që fitoi një kampionat noti NCAA. Ajo fitoi 500 metra stil i lirë.

Por përveç notit edhe çiklizmi ka ndërmarrë rregullat e tij.

Të enjten, organi drejtues i çiklizmit përditësoi rregullat e tij të përshtatshmërisë për atletët transgjinorë me kufizime më të rrepta që do t’i detyrojnë ata të presin më gjatë përpara se të mund të garojnë.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) e rriti periudhën e tranzicionit për testosteronin e ulët në dy vjet dhe uli nivelin maksimal të pranuar të testosteronit.

Periudha e mëparshme e tranzicionit ishte 12 muaj, por UCI tha se studimet e fundit shkencore tregojnë se “përshtatjet e pritura në masën muskulore dhe forcën/fuqinë muskulore” midis atletëve që kanë bërë një kalim nga mashkull në femër duhen të paktën dy vjet./ Burimi: Nbc News | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME