HomeSociale

Organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve: Shahini, jep dorëheqjen!

abuzim

Organizatat e shoqërisë civile protestuan përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Ngjarjet në rritje të dhunës seksuale e fizike që po raportohen shumë shpesh nga mediat dhe emisionet investigative në Shqipëri, e kanë kthyer këtë MASR, në një institucion që duhet të marrë përgjegjësi urgjente.
Përfaqësuesit e OSHC-ve, kërkuan ndër të tjera edhe dorëheqjen e Ministres së Arsimit Besa Shahini, pasi heshtja dhe mosreagimi i saj përbën një akt pranimi të këtyre ngjarjeve.


Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, ju drejtua institucionit më të lartë menaxhues të arsimit në Shqipëri, duke kërkuar:

“Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend”.
Protestuesit kërkuan nga Ministria e Arsimit;


• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të vërtetuar ndaj fëmijjëve;
• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!
• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;
• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët.Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod e bashkangjitur me kontratën e punës.
Vetëm disa ditë më parë, publiku shqiptar u njoh nëpërmjet një emisioni investigative, me dy forma të dhunës seksuale dhe fizike që ushtrojnë mësuesit dhe edukatorët ndaj fëmijëve dhe nxënësve në institucionet arsimore.


TË NGJASHME