HomeLajmi i Fundit

Organizonin trafikun e kokainës drejt Italisë, arrestohen 5 shqiptarë

policia

Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar.

Operacioni i koduar “CAR SHARING ”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri.

Vihen në pranga në Shqipëri, dy anëtarë të grupit kriminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia italiane.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Si rezultat, në Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

K. Ç., 34 vjeç, banues në Karbunare/Lushnjë, person me precedent të mëparshëm penal;

Sh. Z., 35 vjeç, banues në Lushnjë;

Ndërsa në Itali, nga Njësia Operative Radiomobile e Kompanisë Karabinieri të Borgo San Lorenzo të koordinuar nga Drejtoria Qëndrore për Shërbimet Antidrogë dhe nga Prokuroria e Republikës së Firences, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, i prirur në trafikun e lëndëve narkotike në Itali, veçanërisht në Toskana, në orët e para të mëngjezit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

H. SH., 28 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, nga Lushnja, si dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi, të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, shtetasi K. Ç., në rolin si organizator, koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Shteasi SH. Z., në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.