HomeShowbiz

Ori Nebijaj largohet nga ‘Wake up’, ja kush e zëvendëson moderatoren

Ori Nebijaj nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Wake Up” në “Top Channel”.

Moderatorja është larguar për t’u bërë pjesë e një tjetër programi veror që është “Pushme On Top” dhe që transmetohet çdo ditë në orën 18:00.

“E përcollëm këtë yllin për “Pushime on Top”. Suksese ??”, shkruan miku dhe kolegu i saj Isli Instagram.

Ditën e sotme, moderatori ka publikuar një video ku shihet përkrahë aktores së njohur shqiptare Zamira Kita me të cilën sot po prezanton edhe emisionin e mëngjesit.

“Mirmëngjesi të gjithve, shikoni kush më ka ardhur në studio për të prezantuar bashkë sot”, dëgjohet të thotë Isli teksatregon në kamerë Zamirën.

Nuk e dimë nëse ajo do të jetë pjesë e programit për ditët në vazhdim, e megjithatë na duhet të themi se dukeshin një dyshe e këndshme me Islin.


TË NGJASHME